Drejtonte urbanin “tap” me alkool, prangoset shoferi i Institutit

Një shofer 62-vjeçar i linjës së institutit, është arrestuar pasi po drejtonte urbanin në gjendje të dehur.

Nuk është hera e parë që shoferi prangoset, pasi ai është arrestuar edhe në vitin 2019-të.

Kujtojmë së brenda një jave në Tiranë janë akisdentuar 3 urbanë të ndryshëm.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë kryerjes se veprimeve policore, në testin e parë rezultoi testi i parë 0.342 mg/l dhe testi i dytë 0.549 mg/l dhe u vu në pranga për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Shoferi 62-vjeçar është arrestuar edhe në vitin 2019 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur./albeu.com/


Shtuar 6.05.2022 09:06