Prokuroria kërkon "arrest me burg" për ish-deputetët e PD-së (VIDEO)
Prokurori Ritvan Sukaj kërkon arrest me burg për ish-deputetin e Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi.

Arrest me burg është kërkuar dhe për dy kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto.

Ndërkohë për Elind Gurrën dhe Leonard Ozunin ka kërkuar detyrim paraqitje.

Pritet vendimi i gjykatësit Taulant Tafa.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.
Shtuar më 16/06/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori