Ndërpritet takimi, çfarë po ndodh mes Këshillit Politik dhe Yuri Kim

Është ndërprerë për një afat rreth një orë mbledhja e anëtarëve të Këshillit Politik me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Mbledhja po mbahej në lidhje me gjetjen e marrëveshjes për pikat që nuk janë dakordësuar ende në ndryshimet që priten të ndodhim nga reforma zgjedhore.

Aktorët që marrin pjesë do të rikthehen sërish pas 90 minutave, përkatësisht rreth orës 20:30 ndërsa burime bëjnë me dije se janë larguar për konsultime.

Ashtu sikurse ndodhi edhe më herët gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së pritet të mbërrijnë në selinë blu ndërsa Damian Gjiknuri në kryeministri.


Shtuar 3.06.2020 17:23