Prokuroria kërkon 3 muaj shtesë hetime për 'avionin e Divjakës'
Pëlqej
Duket se hetimet ndaj pilotit italian Xhorxho Riformato, (Giorgio Riformato), i cili u kap me avionin e tij më 10 maj të këtij viti në Divjakë do të marrin edhe tre muaj kohë. Kërkesa është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka kërkuar edhe disa muaj kohë para se të pëcjellë dosjen në gjykatë.

Së fundmi organi i akuzës e ka ballafaquar pilotin Italian Riformato me pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit, ku është takuar me të dyshuarin tjetër Saimir Bajrami, shkruan gazeta Shekulli në numrin e saj të sotëm.

Edhe pasi ka parë veten me Bajramin, piloti ka mohuar njohjen me atë, duke pretenduar se nuk e njihte dhe për momentin e takimit, ai është shprehur se Bajrami e kishte pyetur për diçka rastësisht në korridorin e hotelit. Ndërkaq, Bajrami ka dhënë një dëshmi, ku pretendon se do të organizonte trafikun e rreth 400 kg hashashi me italianin. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori