RENDITJA/ Niveli i kriminalitetit në rajon, çfarë vendi zë Shqipëria

Duket se niveli i kriminalitetit në vendin tonë vijon të mbetet mjaft i lartë, duke bërë që shqipëria të qëndrojë në krye të listës.

Kjo për shkak të trafiqeve të shumta të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave që kryhet në vendin tonë, raporton albeu.com.

Sipas Numbeo, një platformë profesionale e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, Shqipëria renditet në vend të dytë për nga niveli i kriminalitetit në të gjithë Europën e Jugut duke u kaluar me një diferencë të vogël vetëm nga Greqia, e cila renditet e para.

Vendi ynë ka një indeks 47.01 të kriminalitetit, kurse Greqia që renditet e para e ka 47.97. Ndërkohë, Italia që renditet pas nesh ka një indeks kriminaliteti 46.24, ndërsa shtetet e tjera renditen më poshtë duke patur një indeks shumë më të ulet se ne, raporton albeu.com.

Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë ndodhur 42 atentate dhe janë shënuar 24 të vdekur si edhe 23 të plagosur.

Vetëm ditën e sotme mbetën të vdekur dy persona, Hakim Xhezo dhe Shpati lena, të cilët u vranë në atentatin e ndodhur në dalje të qytetit të Vlorës.

Renditja për nivelin e kriminalitetit:

Greqia

Shqipëria

Italia

Malta

Kosova

Bosnja

Maqedonia e Veriut

Mali i Zi

Serbia

Kroacia

Sllovenia/albeu.com/