Prokuroria: Kemi hetuar deri ne qelize "Gerdecin"
Albeu.com
Prokuroria e Pergjithsme ka folur publikisht per ceshtjen e hetimeve te Gerdecit, pasi ka dorezuar dosjet ne gjykate. “Kemi realizuar hetim te drejte dhe te barabarte para ligjit per Gerdecin”, thuhet ne komunikaten e institucionit te akuzes.Ne vijim, prokuroria ka hedhur poshte te gjitha akuzat se ky institucion po perdoret politikisht, duke mohuar nje gje te tille.

“Kemi shmangur cdo perpjekje per ndikim dhe presion politik per Gerdecin”, theksohet nder te tjera. Gjithashtu, prokuroria ben me dije se ceshtja e tragjedise se Gerdecit eshte hetuar deri ne qelize dhe pret qe gjykata te marre vendimin e duhur. “Kemi analizuar dhe ngritur akuze per cdo fakt kriminal lidhur me Gerdecin”, deklaron institucioni i akuzes. (tch)
Shtuar më 16/04/2009, ora 18:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori