E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Prokuroria italiane zbardh të vërtetën: 20-vjeçarin nuk e kanë vrarë shqiptarët…

Prokuroria italiane ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20 vjeçarit Italian Emanuele Morgati.

20-vjeçari i vrarë në Alatri ishte viktimë i disa sulmeve në kohë të ndryshme por jo nga shqiptarë. Këtë gjë e sqaron kreu i Prokurorisë së Frosinones, Giuseppe De Falco.

Ai nënvizon se “çështja është e frikshme sepse për motive banale, një zënkë për një pije u arrit deri në vrasjen e një djali të pafajshëm dhe të respektuar”.

“E gjithë ngjarja ka ndodhur për një grindje në diskotekë por jo me një djalë shqiptar”, – pohoi prokurori italian De Falco.
Ai tha se janë arrestuar dy shtetas italianë, vëllezër, dhe janë vënë nën hetim 7 persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes pranë një diskoteke të njohur të qytetit të Alatrit.

Motivi i grindjes ka qënë konsumi i një pije. Duke u degjeneruar më pas në një dhunë të tmerrshme jashtë lokalit.

20 vjecari italian është rrahur me zinxhirë e mjete të forta deri në thyerjen e kafkës me pasojë vdekjen e tij. Trupi i tij është tërhequr si trofe nëpër rrugët e Alatri. Pas 36 orësh agoni Emanuele Morgani ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit, shkruan BW.

Ndaj kësaj ngjarje të rëndë është prononcuar dhe vetë Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella duke u shprehur: “kurrë më dhunë si në ngjarjen e Alatrit. Të luftojmë së bashku dhunën që shpërndahet në internet, por dhe dhunën në marrëdhëniet humane”.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i dy personave u bë pas analizimit të pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë./albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori