Prokuroria hetim penal ndaj KQZ-s: Ka pranuar formularët e dekriminalizimit pas mbylljes së procesit
Prokuroria e përgjithshme ditën e sotme me anë të një njoftimi të hapur për median ka bërë me dije 3 konkluzione, ku sipas njoftimit për median ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetit socialist Armando Prenga si rrjedhojë e dekriminalizimit, ndërsa Flamur Noka ka shpëtuar.

Prokuroria gjithashtu ka njoftuar se ka hapur një hetim penal ndaj Komisionit QendrorZgjedhjeve, ka konstatuar se, në disa raste, ky institucion nuk ka përmbushur detyrimet e tij në bazë të ligjit “Për Dekriminalizimin”.

Sipas njoftimit zyrtar të organit më të lartë të akuzës në vend, gjatë procesit të verifikimit, janë konstatuar disa problematika të theksuara nga ana e Komisionit QendrorZgjedhjeve, si në administrimin e dokumentacionit, ashtu edhe në bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme.

Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore.

Afati i dorëzimit të formularëve është brenda dy muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit 17/2016. Afati i fundit për të gjithë subjektet, ka qenë data 4.05.2016. Nga dokumentacioni i përcjellë rezulton se për këta tre subjekte, KQZ, në kundërshtim me ligjin, ka pranuar një formular të dytë, me të dhëna shtesë, në qershor 2016.

Për këto shkelje, si edhe të tjera të konstatuara, (si për deputetin Armando Prenga të cilin KQZ me vetëdije nuk ka bërë kallëzim penal, për fshehjen e një dënimi brenda vendit) prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për shkelje ligjore nga ana e Komisionit QendrorZgjedhjeve.

Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme rikujton përgjegjësinë ligjore që ka çdo institucion tjetër, i ngarkuar me verifikimin paraprak në kuadër të ligjit “Për Dekriminalizimin”, që të respektojë afatet e përcaktuara në ligj./albeu.com/

Shtuar më 16/02/2017, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori