Buffon: Di Maria është lojtari më i mirë i rolit të tij, Juventus me fat që e ka

“Ai ka qenë gjithmonë pak nën hijen e dikujt dhe sinqerisht nuk e kam kuptuar kurrë pse, ai nuk asgjë për t’i pasur zili askujt. Futbolli ndjek një logjikë që nuk është gjithmonë e kuptueshme. Po flasim për një lojtar absolut, por të aftë të sakrifikojë veten për shokët e tij, ai do të luante gjithmonë në ekipin tim”, me këto fjalë është shprehur Buffon rreth lojtarit më të ri të Juventusit.

Gjithashtu Buffon ka shtuar se Di Maria te Juventus është një goditje e madhe.

“Është një goditje e madhe, për më tepër një transferim falas. Kam ndjesinë se në Itali nuk perceptohet plotësisht, por do ta kuptojnë shpejt vlerën e tij.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.07.2022 11:34