Dule kujton vrasjen e Kacifas e kritikon qeverisë shqiptare: Të dënohet përgjegjësit

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ngriti shqetësimin se gati më shumë se 2 vjet nga ligji për të drejtat e minoriteteve, nga ana e qeverisë ende nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

Greqia nga ana tjetër është shprehur pro mbështetjes së vendit tonë për integrimin në BE, por me kusht që Shqipëria të respektojë minoritetin grek.

“Që prej vitit 2017 muaji tetor, parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoriteteve që për mendimin tonë nuk u përgjigjej kërkesave të kohës”, theksoi Dule nga Derivçani.

“Megjithatë edhe ai ligj që kërkonte një numër vendimesh të këshillit të ministrave për tu konsideruar i plotë dhe që qeveria ishte angazhuar në BE se do t’i plotësonte deri në maj 2018, ende dhe sot janar 2020 nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret”, u shpreh më tej ai, duke shtuar se sfidë e konsideroi regjistrimin e popullsisë.

-“Nga ana tjetër është sfida e regjistrimit të popullsisë, pas regjistrimit të dështuar të vitit 2011. Ende ligji i kritikuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtar mbetet problematik dhe i pa amenduar”, – u shpreh Vangjel Dule, me pretendimin se pakica greke është më e madhe në numër.

Por ai ngriti edhe shqetësime të tjera.

Sipas Dules, janë ende të paidentifikuar përgjegjësit e akteve vandale ndaj tabelave dygjuhëshe. Ndërsa tha se nuk ka asnjë relacion zyrtar për vrasjen e Kacifas. Deklaratat u bënë në përvjetorin e 29 të organizatës Omonia, ku ndodheshin edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë.

“Ajo që është më negative është se përgjegjësit e akteve vandale, shpesh herë ndaj tabelave dy gjuhëshe apo monumenteve janë ende të paidentifikuara. Këtu duhet shtuar se edhe pse në shkelje të afateve kohore nuk kemi një relacion zyrtar edhe për vrasjen e Kacifas, tetorin e 2018”, theksoi kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.


Shtuar 12.01.2020 15:50