Prokuroria e Krimeve të Rënda reagon për Llallën, a kanë filluar hetime?
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet në Durrës dhe jo në Tiranë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar zyrtarisht për Report Tv se ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal apo hetim. Lajmi e konfirmon Laureta Binaj, koordinatore për mediat në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kështu lajmi që qarkulloi pak ditë më parë në media se dosja u transferua në Tiranë rezulton i pavërtetë, por po hetohet në Durrës. Ndërkohë që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet nga prokuroria e rrethit të Durrësit për katër akuza prej datës 15 mars.

Hetime për Llallën është regjistruar për “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Shtuar më 19/04/2018, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori