Prokuroria e Korces: Trebicka vdiq nga aksidenti
Pëlqej
Albeu.com
Duket se dilemat e vdekjes së Kosta Trebickës, njeriut që bëri jo pak bujë pas tragjedisë së Gërdecit, me dëshmitë e tij tronditëse, po shkon drejt mbylljes. Prokuroria e Korçës, atje ku edhe ndodhi aksidenti me 12 shtator, ka arritur në përfundimin se vdekja e ish-biznesmenit është shkaktuar nga aksidenti. Prokuroria ka pushuar sot çështjen në ngarkim të Trebickës, duke e mbyllur këtë ngjarje, që prej më shumë se një muaji, ka “pushtuar” median shqiptare.

Në përfundim të hetimeve, ekspertët që këqyrën në vendin e ngjarjes, arritën në përfundimin se Trebicka vdiq, pasi u shtyp nga makina, ndërsa aksidenti ndodhi si pasojë e kthesës së menjëhershme që pati automjeti, duke u batuar në krahun e kundërt.

Grupi hetues i kësaj çështje, tregon se janë kryer të gjitha ekspertizat në vendin e ngjarjes, ndërsa aksidenti ka ardhur si pasojë e veprimeve të gabuara të vetë Trebickës.

Edhe eksperti amerikan, i ardhur nga Virxhinia, kishte arritur më parë në njëjtin përfundim, megjithëse gazeta amerikane New York Times, më vonë vuri në dyshim aftësitë e Kevin Teter.

Por, a do të përfundojnë këtu pikëpyetjet për vdekjen e shumë përfolur të Kosta Trebickës? (start)
Shtuar më 15/10/2008, ora 22:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori