Prokuroria e Hages i kthen 4 ceshtje per gjykim Maqedonise
Pëlqej
Albeu.com
Prokuroria e Hages ka vendosur te nderprese procedurat per kater ceshtje te cilat do t'i ktheje per gjykim ne Maqedoni. Haga do te ndjek vetem rastin e Lubotenit.Kryeprokurorja e Hages Karla Del Ponte u shpreh se rasti i vetem qe do te ndiqet nga kjo gjykate eshte ceshtja "Luboten", nderkohe qe kater ceshtjet e tjera per te cilat zhvilloheshin hetime: mbyllja e diges se Likoves, keqtrajtimi i punetoreve nga NN Mavrove, varreza ne fshatin Neproshten dhe udheheqja e UCK-se do t'u kthehen autoriteteve maqedonase. Ne kete kuader Haga nderpreu ceshtjen kunder kryetarit te partise Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) Ali Ahmeti, kryetarit te komunes se Tetoves Hazbi Lika dhe nenkryetarit te parlamentit Gezim Ostreni, duke ia kaluar per shqyrtim Maqedonise. Shkak per kete sipas Del Pontes, eshte bere kerkesa e Keshillit te Sigurise se OKB-se, qe te gjitha procedurat hetimore te perfundonin ne fund te vitit te kaluar. Vendimi i Gjykates se Hages u be i ditur gjate takimit te kryeprokurores Del Ponte me ministren e Drejtesise maqedonase Gjeorgjievska dhe me prokurorin publik shteteror Aleksandar Percevskin ne Hage. Ministrja maqedonase beri te ditur se me hollesite teknike rreth kthimit te 4 ceshtjeve, do te merren Prokuroria Publike e Maqedonise dhe Prokuroria e Hages, ndersa formalisht kjo do te behet permes Ministrise se Drejtesise. Nderkaq prokurori Precevski u shpreh se pas kthimit ne Shkup do te formohet ekipi qe do te punoje me prokuroret e Hages rreth trajtimit te te kater ceshtjeve. balkanweb/albeu
Shtuar më 26/04/2005, ora 19:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori