Prokuroria, Dritan Dajti bashkepunonte me kater police
Albeu.com
Hetimet e Prokurorisë në bashkëpunim edhe me policinë kanë nxjerrë në dritë se Dritan Dajti ka komunikuar gjatë kohës në arrati me katër punonjës policie. Nga verifikimi i numrave të telefonit që janë gjetur në celularin e ... Dritan Dajtit dhe kunati të tij Erges Xhaxhi janë disa numra që fillojnë më 06941.. dhe që rezultojnë të jenë të punonjësve të policisë. Pas kësaj grupi hetimi ka nisur verifikimin e të gjitha telefonatave që janë bërë me katër uniformat blu dhe mesazhet që janë shkëmbyer. Gjithashtu sipas burimeve mësohet se këto numra i kanë kaluar edhe Kontrollit të Shërbimit të Brendshëm në Ministrinë e Brendëshme që kanë të drejtë të hetojnë punonjësit e policisë. Grupi hetimor ka bërë të ditur se një nga këta numra i përket një oficieri në policinë e Durrës, i cili ka derguar mesazh pikërisht njëzet minuta para ngjarjes ku u vranë katër policet. Një numër konstatohet se i përket një oficieri policie në qytetin e Kukësit , ndërkaq një tjetër i përkiste një oficieri tjetër që punontë në drejtorinë e policisë në Korçë. Por numri i katërt, sipas të dhënave i takonte një ish efektivi të repartit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë i cili prejt dy vjetësh është liruar nga detyra. Por të gjitha këto të dhëna do të verifikohen për të parë edhe pozicionin që kanë pasur punonjësit e policisë në arratinë e Dritan Dajtit, sa e kanë ndihmuar ata t'u shpëtojë operacioneve të policisë si dhe nuk përjashtohet mundësia e dekonspirimit të opreacionit të fundit ku humbën jetën 4 punonjës policië, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, e Saimir Duçkallarit.
Shtuar më 15/08/2009, ora 17:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori