Prokuroria apelon vendimin për Frrokun
Sa i takon pafajësisë së Arben Frrokut, Prokuroria ka apeluar vendimin. Ditën e sotme, vendimi për pafajësinë e Arben Frrokut është apeluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës apeloi vendimin, ku bashkë me të është dorëzuar edhe një disk i regjistruar në seancën e fundit. Në këtë mënyrë, Prokuroria do t’i drejtohet Apelit, duke u mbështetur te dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka.

Prokurorët pretendojnë se faktet nuk janë analizuar siç duhet nga trupi gjykues dhe sipas tyre, kane bërë interpretim të njëanshëm të provave të mbledhura gjatë periudhës së hetimit. Në datën 3 prill, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm biznesmenin Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Lamaj. /albeu.com/




Shtuar më 10/04/2015, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori