Prokuroria apelon vendimin ndaj ish-ministrit Saimir Tahirit
Prokuroria e KrimeveRënda ka apeluar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda vendimin e dhënë në ngarkim të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Ditën e djeshme edhe Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës, e cila e shpalli fajtor me akuzën për ‘Shpërdorim detyre’.

vendimin e dhënë në gjykatën e shkallës së parë për Krimet e Rënda, ndaj Tahirit ranë të gjitha akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kërkoi që ish-ministri i Punëve të Brendshmë të dënohej me 12 vite heqje lirie.

Në ankimimin e tij Saimir Tahiri ka kërkuar pafajësi për akuzën ‘shpërdorim detyre’, pas çlirimit nga 2 akuzat e tjera më të rënda “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafik ndërkombëtar droge”.

Interesante në këtë odise drejtësie për ish-ministrin Tahiri është fakti se gjykata e shkallës së Parë të KrimeveRënda nuk e ka zbardhur ende vendimin e dhënë në datë 19 shtator.

Gjithashtu burime bëhet me dije se një ditë më parë dhe Jaeld Çela, ish-drejtori i policisë së Vlorës ka ankimuar vendimin e dhënë për të nga gjykata e KrimeveRënda në një ditë me ish-ministrin Tahiri.
Shtuar më 04/10/2019, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori