Prokuroria: 3 muaj burg për Rezart Taçin
Pëlqej
Rezart Taçi
Prokuroria e Tiranës paraqiti pretencën sot në gjykatë për biznesmenin Rezart Taçi duke kërkuar dënimin e tij me tre muaj burg për goditje për shkak të detyrës ndaj gazetarit Mero Baze.

I njëjti dënim u kërkua edhe për dy truprojat e biznesmenit të cilët kanë qenë të pranishëm në incidentin e ndodhur mes biznesmenit të naftës dhe gazetarit Baze.
Organi i akuzës, kërkoi që biznesmeni të shpallet fajtor dhe të dënohet me burgim për tre muaj.

Pasi dëgjoi pretencën e prokurorisë, gjykata u shpreh se do të japë vendimin javën e ardhshme pasi të analizojë provat në dosje.
Shtuar më 24/11/2010, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori