Prokurori: Policia e Vlorës dhe Saimir Tahiri janë të lidhur me trafikantët
Pëlqej
Në këto momente po zhvillohet mbledhja e Këshillit të mandatëve në Kuvendin e Shqipërisë të mbledhur me qëllim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Gjatë mbledhjes Prokurorët po përballen me pyetjet e Këshillit ndërkohë Tahiri krah tyre nuk duhet aspak i qetë.

Enkelejd Alibeaj ka pyetur drejtëpërdrejt Prokurorin e çështjes nëse ekziston mundësia që Saimir Tahiri të shkatërrojë hetimet apo të ikë jashtë vendi.

Prokurori ka përsëritur se policia ka kontribuar në aktivitetin kriminal të drogës dhe për këtë arsye edhe hetimet ishin të fshehta duke shtuar se Tahiri si ministër i Brendshëm mund të ndërhynte mbi hetimet.

Alibeaj: A ekziston qe mundësia që Saimir Tahiri të iki jashtë vendit, të shkatërrojë provat apo të kryejë një vepër tjetër penale.

Prokurori: Prokuria ka nisur një hetim në fshehtësi të plotë për shkak të një implikimi të gjërë të policisë. Tahiri ishte ministër I Brendshëm dhe ai mundej të shkatronte apo t’I shmangej hetimit. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori