Prokurori nuk paraqitet në KLP, kërkon shtyrje të procesit gjyqësor
Prokurori Behar Dibra nuk është paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të zhvilluar intervistën në kuadër të krijimit të SPAK.

Dibra ka dërguar pranë KLP-së edhe një letër me arsyet e mos paraqitjes, që sipas tij është i angazhuar me një proces gjyqësor.

Ai ka kërkuar nga KLP që t'i caktohet një datë tjetër për të dhënë intervistën për vlerësimin e tij për Strukturën e Posaçme Antikorruosion.

Në orën 10.00 pranë KLP-së pritet të paraqitet prokurori Besim Hajdarmarmataj.


Shtuar më 09/07/2019, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori