Prokurori ngre alarmin për Hatiajn: S’ka garanci për rigjykim në Itali
Pëlqej
Çështja e Alket Hatiaj ka vënë në vështirësi drejtësinë Shqiptare.

“Zoti i Drogës” pritet të ekstradohet drejt Italisë por prokurori Kujtim Bashaj ka pikëpytje në lidhje me hetimet në Itali.

Në shkresën që mban firmën e tij, prokurori kërkon që autoriteteve italiane t’u vihen në dispozicion përmes letër porosisë, vendimet e dënimit të Alket Hatiajt nga drejtësia shqiptare, dhe të pyeten nëse i qëndrojnë sërish kërkesës për ekstradim.

“Duke i vënë në dispozion vendimin penal nr.190 të vitit 2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dhe atë të Apelit e Gjykatës së Lartë, për shqyrtimin e tij, t’iu kërkohet autoriteteve italiane nëse i qëndrojnë përsëri kërkesës për ekstradim.

Kjo pasi në ligj sanksionohet se “nuk mund të jepet ekstradimi… kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri, edhe pse vepra penale është kryer jashtë shtetit”, thuhet në shkresë.

Prokurori pranon më tej në letër se është e dukshme që Hatiaj, për periudhën kohore 2003-2004, që bën fjalë vendimi i gjykatës italiane për dënimin e tij me 20 vjet burgim, mbi të cilin është kërkuar ekstradimi, ai është gjykuar nga drejtësia shqiptare dhe e ka shlyer dënimin, shkruan BW.

“Të paktën në 15 episode bazuar në përgjime dhe akte procedurale të grumbulluara dhe të sjella në rrugë ligjore nga autoritetet e drejtësisë italiane në Shqipëri, rezulton që Hatiaj të jetë dënuar nga gjykata shqiptare, dënim i cili tashmë rezulton i vuajtur prej tij”.

Prokurori këmbëngul që shtetit fqinj, t’i kërkohet garanci për rigjykimin e Hatiajt, në rast ekstradimi.

Për faktin se deri më tani garancia nuk ka mbërritur, gjykata e Durrësit firmosi për shtyrjen e seancës këtë të mërkurë.

Alket Hatiaj, jeton në arrati prej 5 muajsh, dhe gjatë një interviste për “News 24” ai deklaroi se nuk do të dorëzohet pasi e ka humbur besimin te drejtësia.

Ai është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Milano, ndërkohë që këmbëngul se për të njëjtat vepra penale është dënuar në Shqipëri dhe i ka mbyllur hesapet me drejtësinë. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2017, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori