Ish-kryeministri Sali Berisha, pretendon se ka marrë një mesazh nga një prokuror ashtu siç e quan ai "Prokurori digjital", që Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë për djalin e deputetit Rraja.
Sipas asaj që është publikuar nga Berisha, prokurori shkruan se djali i deputetit të PS i arrestuar dje është çliruar nga 7 akuza.
STATUSI I BERISHËS
Kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama çliron nga 7 vepra penale përdhunuesin e partisë së tij, Rexhep Rraja!
Prokurori dixhital shkruan. sb
“Përshëndetje dr. dje nga zyra e Edi Ramës doli urdhri i prerë që Rexhep Rranja të akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes. Ndërkohë që janë shkelur në flagrancë nenet që vijojnë:
▪
Neni 84 – Kanosja
–
Dënim me gjobë ose
burgim gjer në 1 vit
▪
Neni 90 – Dëmtime të tjera me dashje
–
Dënim me gjobë ose
burgim gjer në 6 muaj
▪
Neni 102 – Marrëdhënia seksuale me dhune me të rritura
–
Dënim 3
gjer në 10 vjet
burgim
▪
Neni 104 – Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me kërcënimin me përdorimin e armës
–
Dënim 5
gjer në 15 vjet
burgim.
▪
Neni 110 – Heqja e paligjshme e lirisë
E kap pjesa ku shkaktohen edhe lëndime fizike.
–
Dënim 3
gjer ne 7 vjet
burgim.
▪
Neni 278 – Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve
–
Dënim me gjobë
gjer në 7 vjet
burgim.
▪
Neni 301 – Veprime që pengojë zbulimin e së vërtetës
–
Dënim me gjobë ose
burgim gjer në 3 vjet.”
Shtuar më 01/10/2018,
ora 17:35