Prokurori, Griselda Roshi pranon mashtrimin
Pëlqej
Griselda Roshi, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, ka pranuar se historia e rrëmbimit ka qenë një sajesë e saj dhe se ajo nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë.

E pyetur për më tepër se dy orë ajo ka pranuar para Prokurorëve të Krimeve të Rënda se denoncimi i bërë në polici për rrëmbim dhe marrjen e fëmijës ka qenë një mashtrim i saj.

Gjatë marrjes në pyetje ajo është shoqëruar edhe nga një psikologe për shkak të gjëndjes jo të mirë mendore.


15:23Griselda Roshi në prokurori

Rrëmbimi i gruas së kryebashkiakut të Kavajës Griselda Roshi i përfolur shumë mediatikisht, madje edhe mediat italiane e pasqyruan këtë lajm, mund të jetë një “mashtrim” një inskenim i vetë saj.

Në këtë përfundim ka arritur prokuroria e Krimeve të rënda si dhe policia e Tiranës pas hetimeve të para.

Ky dyshim u shtua akoma më shumë kur konkluzioni paraprak i ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se zonja Roshi nuk kishte qenë shatëzënë.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, tashmë po merret në pyetje nga prokurorët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Vetë gruaja në denoncimin e saj të djeshëm rrëfeu se ishte rrëmbyer me force në një makinë me xhama të errët, dhunuar dhe detyruar të bëjë lindje me dhunë të fëmijës së saj, e vetëm në orët e para të mëngjesit ishte hedhur në një rrugicë pranë banesës në Kavajë.

Ndërkohë që jo zyrtarisht janë hedhur dyshime për një abort të saj që mund të ketë ndodhur më parë. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2011, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori