COVID-19 prek një tjetër spital në Tiranë, infermieri rezulton pozitiv

Covid-19 është “futur” në një tjetër spital në Tiranë. Abcnews.al shkruan se një infermier në spitalin e Traumës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Infektimi i këtij të fundit ka krijuar shqetësim tek stafi dhe kanë kërkuar kryerjen e tamponëve.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 2 viktima nga COVID-19 dhe 45 raste të reja.


Shtuar 1.07.2020 13:51