Kërcënimi rus, mbërrijnë trupat e para amerikane shtesë në Poloni (FOTO LAJM)

Trupat e para amerikane shtesë mbërritën në Poloni ditën e sotme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ata janë pjesë e 1,700 pjesëtarëve të ushtrisë që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në vendin e Evropës Lindore, ndërsa NATO përforcon krahun e saj lindor mes shqetësimeve në rritje për një ndërhyrje ruse në Ukrainë.

Avionët e forcës ajrore amerikane mbërritën në aeroportin Rzeszoë-Jasionka në Poloninë jugore.

Bashkë me ta mbërritën edhe disa anëtarë të Komandës amerikane.

Në total në Poloni janë rreth 4,500 trupa amerikane./albeu.com/


Shtuar 5.02.2022 22:05