Projektuesit shqiptarë, fitues të Çmimit Ndërkombëtar të Cilësisë
Edhe Shqipëria ka projektues të suksesshëm. Kështu, disa ditë më parë, Business Initatives Directions (BID) i ka akorduar në Gjenevë çmimin Ylli Ndërkombëtar në Cilësi në Kategorinë e Artë, kompanisë shqiptare të projektimit ICE ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS SH.P.K.

Ky çmim jepet nga BID Business Initatives Directions që nga viti 1984 kompanive të ndryshme në botë të evidentuara në cilësi.

Komiteti Përzgjedhës i BID përbëhet nga ekspertë ndërkombëtar të komunitetit të biznesit të përbërë nga inxhinierë, fizikantë, matematikanë, ekonomista, doktorë, sociologë, gazetarë, projektues dhe arkitektë, të cilët bëjnë një kërkim maksimal të tregut.

BID konsideron në metodën përzgjedhëse proçesin dhe teknologjinë e çmimeve më prestigjoze të botës si Çmimi Nobël në Suedi, Çmimi Oscar në Holliwood, Çmimi Malcolm Baldrige Award në SHBA, Çmimi Deming në Japoni, etj.) për të përftuar pikat e forta të tyre dhe përmirësuar metodologjinë e përzgjedhjes së kompanive.

Kompania ICE Illyrian Consulting Engineers, është themeluar në Shqiperi në vitin 2006 në fushën e inxhinierisë nga një numër i madh profesionistësh, të cilët kanë punuar edhe para themelimit së bashku. Misioni i profesionistëve me një eksperiencë të gjatë në disiplina të ndryshme ka qenë të japin shërbime konsulence me prioritet cilësinë. Me më shumë se 20 profesionista në staf objektivi i ICE ka qenë të zhvillojë zgjidhje teknike dhe konsulence të nivelit superior si dhe këshillim teknik insitucioneve publikë dhe privatë në infrastrukturë dhe energjitikë.

ICE është e organizuar në 3 departamente kryesore:
Transport, Hidro-energji dhe Ambjent. Mund të krenohemi me faktin se ICE ka qenë një bashkëudhëtar i rëndësishem i të gjitha ndryshimeve në Shqipëri, dhe ka zhvilluar ide të reja në tregun respektiv shqipëtar. Që nga themelimi ICE ka projektuar autostrada, rrugë, HEC-e, tubacione të vecanta me presion hidrostatik mbi 1000m, unik ne Ballkan, ka mbikqyrur ndërtimin e mbi 1500 km rrugë, ka mbikqyrur ndërtimin e autostradës më të madhe në Shqipëri, dhe historia vazhdon.

Në të njëjtën kohë ICE promovon, duke qenë një model konkret, frymën e dedikimt, ndershmërisë dhe respektit ndaj Klientëve. ICE konsideron çdo projekt, pavarësisht nga madhësia e tij, emocionues, të veçantë dhe te rëndësishëm. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori