E FUNDIT/ Lëkundet Shqipëria, ku ishte epiqendra e tërmetit
Projektrezoluta e PE-se, presion Serbise per Kosoven
Albeu.com
Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka deklaruar se me projektrezolutën e re për Kosovën po provohet t’i bëhet presion Serbisë që të përmirësojë bashkëpunimin me Prishtinën.
Ajo tha se në versionin përfundimtar të Rezolutës do t’i kërkohet Beogradit zyrtar që të heq dorë nga mbështetja dhe financimi i strukturave paralele në veri të Kosovës.

Projektrezoluta e hartuar nga zonja Lunacek ka marrë miratimin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Evropës, duke i bërë thirrje Serbisë që të tregojë më shumë pragmatizëm në raport me Kosovën.

Në një intervistë me BBC-në, zonja Lunacek shfaqi shpresën se Komisioni Evropian do t’i jap Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave deri në fillim të verës, por kërkoi nga autoritetet që të përmbushin një varg kushtesh për të arritur në procesin e liberalizimit.

Ajo tha se BE-ja i ka dhënë mbështetje të fuqishme EULEX-it në punën e tij në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shtuar më 05/05/2010, ora 22:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori