Projektligji, shkurtohen shpenzimet e deputetëve për makinat
Qeveria nis të vërë në jetë premtimin për të shkurtuar shpenzimet e administratës shtetërore në tërësi. Projektligji i përgatitur tashmë ka si qëllim disiplinimin e shpenzimeve të transportit për një sërë funksionarësh që konsiderohen të kategorisë se dytë.

Sipas "Vizion+", në draft saktësohet se çdo deputet pavarësisht largësisë nga zona e tij elektorale, nuk do të shpenzojë më shumë se 40 mijë lekë në muaj për transportin e tij, nga rreth 45 mijë lekë që ishte limiti më parë. Ndërsa funksionaret e tjerë, këtë kufi do ta kenë 20 mijë lekë nga 35 mijë që e kanë aktualisht. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2013, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori