Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dërguar letër
Kuvendit lidhur me projektligjin e ri për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Shtetit. Përmes ligjit të ri krijohet një superstrukturë, e cila do të ketë si kompetencë mbledhjen, administrimin dhe shqyrtimin e të dhënave për veprime ose mosveprime të punonjësit të
strukturave, pavarësisht nga funksioni e grada, duke shfrytëzuar çdo burim të ligjshëm informacioni për: a) parandalimin,
zbulimin dhe
hetimin e veprave penale; b) parandalimin,
zbulimin dhe
hetimin administrativ të shkeljeve ligjore në përmbushjen e detyrës.
Shërbimi mbledh, administron dhe shqyrton të dhëna edhe për: a) sigurinë e veprimtarisë së Shërbimit dhe
strukturave; b) interesat dhe pasuritë e punonjësve të veçantë të
strukturave, kur ka shkaqe të arsyeshme për ekzistencën apo lindjen e një konflikti interesash. Masat për grumbullimin në fshehtësi të të dhënave zbatohen vetëm në qoftë se ato nuk mund të merren në mënyrë tjetër ose nëse marrja e tyre
lidhet me vështirësi të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2014,
ora 17:23