Shënoi padashje, goli i Lionel Messit ndaj Uruguajit ishte spektakolar (VIDEO)

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi kontribuoi në rezultatin maksimal në 3-0 kundër Uruguajit për të arritur tani 80 gola me fanellën e kombëtares.

Sidoqoftë, në momentin që dërgoi topin në rrjetë, ai e bëri atë me një stil të pashembullt dhe kundër vullnetit të tij siç shihet në video.

Vetëm me synimin për ta pasuar tek Nicolas Gonzalez në zonë, topi kaloi pa u prekur nga shoku i tij i skuadrës dhe nga skaji i jashtëm i këmbës së majtë të Messit faza përfundoi me një gol për “magjistarin” e Argjentinës.


Shtuar 11.10.2021 17:01