Lajm i madh për Premier League, konfirmohet data e kthimit të tifozëve në stadium

1 tetori mund të jetë dita e madhe e rikthimit të tifozëve në stadiume. Lajmi që qarkullon prej javësh në mediat angleze është konfirmuar nga Sekretari i Sportit Nigel Huddelstone i cili u shpreh së fundi se vetëm në fillimin e muajit tetor mund të nisë mbushja e pjesshme e stadiumeve me tifozë në Premier League.

“1 tetori është synimi jonë kryesor. Nëse shikoni disa nga njoftimet tona, disa janë shtyrë në kohë, disa i kemi kthyer pas, por kjo është përfundimtare. Do të isha i habitur nëse kjo datë do të ndryshohej”, deklaroi Sekretari i Sportit Huddelstone.


Shtuar 29.07.2020 14:33