Basha: Është e patolerueshme që të akuzohem se po u bëj presion anëtarëve të PD-së

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një komunikim për mediat ka folur në lidhje me vendimin për të shkarkuar si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokën.

Basha është shprehur se PD nuk do të mbetet peng i interesave personale dhe tha se është e patolerueshme të akuzohet kreu i PD-së se po i bën presion anëtarëve.

“PD nuk do të mbetem peng i interesave personale. Fraza të dala indirekte si “llumi i PD-së” nga këto shkallë të PD i shërbejnë Edi Ramës dhe bëhen për të demoralizuar demokratët.  Në datën 9 shtator kam marrë një vendim për të shmangur çdo mundësi përçarje që i shërben Edi Rama.

Në 30 vjet ndërrohen qeveritë dhe këta vetëm pasurohen. Beteja ime dhe e PD-së është me ta dhe kërkohet fokus, vëmendje dhe guxim. A ka pasur llum në kohën e PD padiskutim që po, një pjesë e kemi pastruar dhe një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Është e patolerueshme të akuzohet kreu i PD-së se po i bën presion anëtarëve.

Kushdo që mendon se do ta ktheje PD në bunker për interesa personale apo që do të thyejë vendosmërinë time në këtë drejtim e ka shumë gabim . Nuk do të lejoj asnjë të shkelë sakrificën e demokratëve”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 12.10.2021 10:42