Projekti për Aeroportin e Vlorës është gati, Rama: Mrekulli arkitektonike!
Projekti për Aeroportin NdërkombëtarVlorës është gati. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se: "pas negociatave të tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit NdërkombëtarVlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar".

"Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonike", deklaroi Rama.

Ai njoftoi se, më shumë detaje për këtë projekt do të jepen të hënën në Vlorë në prezantimin e projektit, tek "Tre Racat".
Shtuar më 15/09/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori