Projekti “Kombi” nė shkolla, kundėr dhunės
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ministria e Arsimit ka ngritur njė program tė ri disiplinimi tė quajtur projekti "Kombi", i cili do tė parandalojė dhunėn e ushtruar nė shkolla. Projekti “Kombi” ėshtė aplikuar edhe nė shtete tė tjera, thotė drejtoresha e kurikulės dhe teksteve pranė MASH, Pranvera Komani.

Nevoja e kėtij projekti ka lindur pasi njė studimi ndėrkombėtar tė UNICEF, ku rezultoi se nė shumė shkolla europiane dhuna ėshtė e pranishme.

Nga ky program do tė pėrfitojnė tė gjithė nxėnėsit e sistemit parauniversitar, mėsuesit, por dhe prindėrit e tyre. Projekti synon tė pėrcjellė mėnyrat e reja tė disiplinės dhe ato parashikohen se do tė jenė nė fokusin e takimeve nė shkolla.
“Mėsuesit gjejnė rrugėn mė tė shkurtėr pėr tė disiplinuar klasėn nėpėrmjet tė bėrtiturės, por edhe se mund tė kenė njė rezultat tė menjėhershėm pasi e heshtin klasėn, realisht, rezultati afatgjatė nuk ėshtė i mirė. Pikėrisht, kėtu tenton tė ndėrhyjė ky program qė quhet program Kombi dhe mbėshtetet nė pėrfshirjen praktike nė rastin tonė, tė mėsuesve, nxėnėsve nė pėrpjekje tė pėrbashkėt pėr tė filluar tė ndryshojnė sjellje”-tha Komani. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2011, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Kujdes se e ha burgun ...

Kujdes se e ha burgun ...