Projekti i xhamisë në kryeqytet, gati në mars
Komisioni i cili do të diskutojë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet ka nisur punën me ngritjen e një grupi pune i cili do të përgatisë propozimet për vendin se ku do të ngrihet xhamia.

Në mbledhjen e organizuar në lidhje me këtë cështje kryetari i bashkisë Edi Rama premtoi që procesi i konsultimeve do të përmbyllej brenda muajit mars.
“Vullneti për ta përfunduar këtë vepër, që i mungon qytetit të Tiranës është i plotë tek Bashkia e Tiranës dhe tek unë personalisht por nganjëherë vullneti nuk mjafton dhe me këtë rast synimi i ngritjes së këtij komisioni ka qenë gjithpërfshirja në vendimarrje të aktorëve kryesorë, duke filluar nga Komuniteti Mysliman, me Myftininë e Tiranës, me përfaqësuesit e besimtarëve të Tiranës, duke vazhduar me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë ato të Monumenteve të Kulturës, të Institutit të Kultit, shoqatës “Tirana” dhe Këshilli Bashkiak, ku çdo forcë politike e përfaqësuar në Këshill përfaqësohet edhe në këtë komision dhe sigurisht çdo vendimarrje që do të bëjmë do të jetë transparente dhe do i përcillet në kohë reale qytetarëve të Tiranës, publikut të Tiranës. Gjykoj se kjo risi është e domosdoshme, që ne të kemi sukses në ndërmarrjen tonë”.- u shpreh Basha

Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça është shprehur i kënaqur me ngritjen e këtij komisioni për të diskutuar mbi nëdrtimin e xhamisë që sipas tij kishte disa vite që nuk po organizohej.Në këtë komision marrin pjesë shumë autoritete. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2012, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori