Projektet e bashkisë, Basha merr mbështetje nga Abu Dhabi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka pritur në një takim të veçantë, drejtues të Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit. Basha i ka njohur me projektin e hartuar nga studio arkitekturore “Grimshaw”, për rehabilitimin e lumit të Tiranës dhe ndërtimin në dy anët e lumit, të pjesës veriore të Unazës së Madhe. Projekti i lumit të Tiranës që nis nga Ura e Brarit deri tek Ura e Kamzës, me gjatësi 6.7 km parashikon pastrimin dhe sistemimin e lumit, ndërtimin e hapësirave të gjelbra dhe zonave rekrative. Në të dy anët e lumit do të shtrihet Unaza e Madhe, e cila është parashikuar të jetë me 8 korsi.

Drejtuesit e Fondit të Abu Dhabit kanë shprehur mbështetjen për këtë projekt dhe kanë garantuar Kryebashkiakun Basha, për shqyrtimin me përparësi të mundësisë së financimit të këtij projekti, kostoja e të cilit është 114 milionë euro.

Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë së Abu Dhabit, i pranishëm në këtë takim ka shprehur interesin e investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për të investuar në realizimin e këtij projekti dhe projekteve të tjera në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2012, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori