Disfata e Zaevit, disfatë edhe për BE-në? Ja 3 skenarët (VIDEO)

Sipas gazetës gjermane, Frankfurt Algemajne Cajtung, në qoftë se VMRO-DPMNE rikthehet në pushtet, kjo do të thotë fund i një episodi politik në Ballkan. Sa u takon zhvillimeve të ardhshme lidhur me situatn në vend, gazeta gjermane thekson se mund të ketë tre skenarë:

TRE SKENARË TË FRANKFURT ALGEMAJNE CAJTUNG-ut

1.Shumica aktuale të vazhdojë të qeverisë, por me kryeministër të ri,

2. Të formohet Qeveri teknike, e cila do ta drejtonte vendin për një periudhë të caktuar kohore,

3. Zgjedhje të parakohshme.

Dorëheqja e Zoran Zaevit është një lajm i keq për Bruksel. Parashikimi i “Dojçe Veles” në gjuhë maqedonase është se Nikolla Dimitrov është kandidat për kryeministër teknik në Qeverinë e re.


FRANKFURT ALGEMAJNE CAJTUNG

-Disfata e Zaevit mund të shihet edhe si disfatë e BE-së dhe politikës së saj për zgjerim të Ballkanit.

Gazeta gjermane shton se në Maqedoninë e Veriut sundon “frustrim i madh për shkak të pengesave të reja për integrimin evropian, gjegjësisht për shkak të përgjigjes negative për zgjerim nga ana e disa anëtarëve të BE-së”. Pakënaqësia e cila ishte në rritje “gjithnjë e më shumë ishte orientuar drejt Zaevit, prandaj shumë mbështetës të tij konsiderojnë se ndryshimi i emrit nuk ia vlente. Nga ana tjetër, opozita nacionaliste gjithmonë e hidhte poshtë Marrëveshjen me Greqinë”, shkruhet në artikull. Autori i tekstit, Volker Pabst, citon fjalët e analistes Vlora Reçica nga Qendra Hulumtuese e Institutit për Demokraci në Shkup, e cila thotë se është shuar shpresa e katër viteve më parë që erdhi me zgjedhjen e Zaevit. /tv21/


Shtuar 2.11.2021 20:36

Tags: , ,