Projekt për të ndryshuar Shkëmbin e Kavajës
Një projekt për sistemimin e zonës pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës është hartuar dhe pret miratimin nga qeveria. Në këtë projekt parashikohen 23 masa prioritare nga të cilat 17 janë ndërtime infrastukturore.

Sipas konsulentëve të projektit, disa nga masat më emergjente kanë të bëjnë me restaurimin e "Shkëmbit të Kavajës" si monument natyre, ndërtimin e një ure këmbësorësh, një pistë me element hekuri në det, ndërtimin e një shëtitoreje dhe hapësira të gjelbërta.


Ndërsa ministri i Kulturës Aldo Bumçi shprehet se projekti i financuar nga UNDP do të shërbejë të rikthejë kapacitetin turistik të një vije bregdetare prej 2.8 kilometrash, e cila është degraduar nga ndërtimet pa kriter. /albeu.com/

Shtuar më 09/03/2012, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori