Veliu bën skandal, merr në mbrojtje policët që dhunuan 15 vjeçarin te Liqeni (VIDEO)

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ditën e sotme ka marrë në mbrojtje efektivët e policisë që dhunuan 15-vjeçarin te zona e Liqenit Artificial në Tiranë.

I pyetur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ai ka nxjerrë videon nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë.

“Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar.

Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja. Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu.


Shtuar 29.05.2020 11:41