UEFA dëshiron të hapë stadiumet për ndeshjet e Champions dhe Europa League

Ka zëra se ku, kur dhe si do të luhen finalet e Champions League dhe Europa League. Në pritje të vendimit zyrtar më 17 qershor, thashethemet e fundit flasin, se UEFA dëshiron që takimet vendimtare të luhen me një minimum publiku të pranishëm në stadium.

Ky do të jetë një faktor i rëndësishëm, nëse jo vendimtar, në përzgjedhjen e qyteteve, të cilët mendohet se të zënë vendin e Stambollit dhe Gdanskut.

Në këtë moment, kryeqyteti portugez Lisbona është më i favorizuar të presë Championsin me formulën ‘Final 8’. që ka një përparësi të vogël ndaj formulës ‘Final 4’.

Ndërsa për sa i përket Europa League-s, mendohet të zhvillohet në Frankfurt dhe tre qytete të tjera në Gjermani. Megjithatë ditët e ardhshme do të jenë thelbësore për të kuptuar, se cilat vende mundtë japin garanci për një hapje të pjesshme dhe të planifikuar të stadiumeve.

Me kalendarin e riformatur nga pandemia e koronavirusit, formati i shkurtuar me ndeshje teke, duket thuajse i sigurt. Ndërsa do të zhvillohen atje ku ishin parashikuar ndeshjet e kthimit të raundit të 1/8-ave të të dy kompeticioneve.


Shtuar 12.06.2020 16:23