Programi për zhvillimin e komunës së Tetovës
Pëlqej
Albeu.com
Bashkimi Demokratik për Integrim është parti politike e cila në vete ngërthen struktura të ndryshme shoqëroro politike e sociale e që si strumbullar ka strukturat e ish UÇK-së, të gjitha këto të integruara në BDI për një qëllim të vetëm që energjia të shfrytëzohet dhe drejtohet në drejtim të integrimit real të shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës që kanë të bëjnë me barazinë kombëtare të shqiptarëve dhe popujve të tjerë që jetojnë në R.Maqedonisë.

Me kurorëzimin e situatës së pas luftës së 2001 me Marrëveshjen e Ohrit u bë imanente nevoja për implementimin e të gjith asaj që u përfshi në këtë Marrëveshje dhe të drejtave tjera natyrore të popullatës shqiptare, për këtë tash më strukturat e integruara në BDI, tehun e orientimit të energjisë e drejtuan në realizimin e qëllimeve programore.

Edhe pse është kohë e shkurtë e egzistimit të kësaj partie aq më pak të qeverisjes, apo të pjesëmarrjes në qeverisje të pushtetit qendror të ariturat e këtij subjekti politik janë evidente të cilat popullata e Tetovës tashmë nëpërmjet formave të ndryshme i ka të njohura. Vlen të përmendim disa të aritura si më kruciale për nivelin e barazisë të shqiptarëve në RM, edhe ate ndryshimi i Kushtetutës si dhe implementimi i këtyre ndryshimeve, ligji për arsimin sipërorë, ligji për zyrtarizimin e UT-së, ligji për nënshtetësi, ligji për dokumentet personale, ligji për përdorimin e gjuhës, ligji për përdorimin e simboleve kombëtare, ligji për ndarjen teritoriale, ligji për finansimin e qeverisjes vendore, pjesëmarja më e madhe e shqiptarëve në administratën shtetërore: polici, ushtri dhe organet tjera të administratës.

Fakti se BDI qeveris me pushtetin qendror është një garancion më i mirë për realizimin e shumë të drejtave të cilat kanë të bëjnë me pushtetin vendor e që janë më të prekshme për qytetarin në jetën e përditshme.

Me sistemin e deritanishëm të funksionimit të pushtetit vendor komunat kanë qenë të lëna pas dore. Infrastruktura e qytetit është kaotike, gjendja në ekonominë e vogël e rëndë, bujqësia dhe blektoria është lënë pas dore dhe është zhvilluar vetëm me iniciativë individuale, zhvillimi i turizmit në nivel që është për keqardhje, aktivitetet kulturore e sportive janë zhvilluar poashtu mbi bazat e iniciativave të një grupi të vogël njerëzish jashtë sistemit pa ndonjë përkujdesje adekuate të institucioneve përkatëse, shëndetësia poashtu është në gjendje alarmante, çështjet të cilat kanë të bëjnë me ekologjinë janë në gjendje të mjerushme, shumë shkolla fillore të Tetovës nuk kanë kushte minimale ose punojnë në tre ndrime me orare të shkurtuara, e të ngjashme.

Nga kjo del se BDI do të angazhohet në këto segmente.

• Ekonomia e vogël dhe e mesme
• Bujqësia, blektoria e pylltaria
• Turizmi
• Urbanizmin
• Arsimi, kultura e sporti
• Shëndetësia

Komuna e re e Tetovës do të jetë me shumicë të popullatës shqiptare, e cila poashtu do të kufizohet me komunat me shumicë shqiptare dhe atë me komunën e Bogovinës, Tearcës, Bërvenicës dhe Zhelinës. Deri tani në kufijtë e paraparë të komunës së re ka funksionuar dega e Tetovës e BDI-së e cila përbëhet nga 72 këshilla vendorë të cilët funksionojnë në mënyrë të duhur.

Brenda kufijve të kësaj komune janë të llocuara shumë kapacitete ekonomike si dhe qendra rekreative dimërore në Kodrën e Diellit. Këto kapacitete ekonomike kryesisht meren me prodhim, shërbime të ndryshme dhe tregëti.

Poashtu në kufijtë e kësaj komune funksionojnë edhe shumë institucione me karakter shoqëror të nivelit regjional p.sh. 2 Universitete, Qendra spitalore, Drejtoria e punëve të brendshme, Drejtoria e të hyrave publike, Enti për mbrojtje shëndetësore, 5 shkolla të mesme, Tregu i gjelbërt, ndërrmarja publike për ekonomizim me terenet sportive e të ngjashme, të rëndësishme për jetën e qytetarëve. Vlen të përmendet edhe funksionimi i ordinancave të shumta private, si dhe 4 çerdhe për edukimin e fëmijëve të moshave parashkollore.

Sa i përket aspektit kulturor me sukses funksionojnë shoqëritë kulturo-artistike: Xheladin Zeqiri, Burimet e Sharrit, si dhe 5 shoqëritë tjera që janë aktive koh pas kohe, qendra kulturore e cila mundëson aktivitete të shumta kulturore në komunën e Tetovës.Në kuadër të komunës ekzistojnë 24 bashkësi vendore.

Me rëndësi është të ceket se në kufijtë e komunës ekziston Myftinija e Tetovës dhe Kryegjyshata e Bektashijanëve si dhe disa objekte e monumente fetare si: Teqeja e qytetit, xhamitë dhe hamamet të cilat kanë vlera të mëdha historike e kulturore.

Duke patur parasyshë se nuk disponojmë me informata nga shumë burime të nevojshme, pa qëllim mund të vij deri te mosevidentimi eventual i ndonjë institucioni apo objekti me karakter shtetërorë.

Evidentimi i objekteve të lartëpërmendura ka për qëllim të jep pasqyrë të qartë për potencialin real me të cilin disponon komuna në themelim e sipër.

Si prioritet për zhvillimin dhe funksionimin e komunës do të veçojmë:

• Siguria
• Ekonomia e vogël dhe e mesme
• Urbanizmi dhe problemet rreth këtij
• Shëndetësia
• Arsimi, Kultura dhe Sporti
• Zhvillimi i bujqësisë, blektorisë dhe pylltarisë
• Politika sociale dhe
• Sektor joqeveritarë
Shtuar më 28/03/2005, ora 09:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori