Basha përjashtoi Berishën nga PD, reagon SHBA: Meriton respekt!

Ambasada e SHBA ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit të Sali Berishës nga kryetari Lulzim Basha nga grupi parlamentar i PD.

SHBA deklaron se ky vendim i rëndësishëm meriton respekt duke deklaruar se PD ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen.

SHBA: Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt.

Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Deklarata e Bashës për largimin e Ramës:

Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë. Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen.

Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Përgjigjia e Berishës ndaj Bashës pas përjashtimit:

Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare nuk mund ta marrë. E kuptoj presionin por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa sovranitetin e PD. Bëri ata që nuk bëri Celibashi. Asgjesoi PD si parti sovrane. /albeu.com/

 


Shtuar 10.09.2021 09:05