Shitje rekord, maskat e Kim Kardashian bënë namin në treg (FOTO LAJM)

Në pak më pak se 30 minuta, fansat blenë maskat e reja për t’i veshur në gjatë pandemisë në vazhdim.

Biznesmenja, 39 vjeç, dizajnoi maskat e fytyrës SKIMS për fansat që të dukeshin elegante në mes të pandemisë Covid-19.

Konsumatorët e Kardashian kishin një zgjedhje prej pesë nuancave të bëra nga një material i fortë. Vendimi i saj për të krijuar linjën e maskave ​​për fytyrën vjen pasi shteti i Kalifornisë e ka bërë të detyrueshme vënien e maskave ​​për fytyrën në publik.

Maska u shitën me pakicë nga 8 dollarë secila. Blerja e një seti prej katër maskash i rikthen klientit 24 dollarë.

Kim e quajti koleksionin e saj ‘Seamless Face Masks’. Ajo u premtoi blerësve se maskat ​ ishin “të buta, të lejonin të merrje frymë lirshëm dhe ishin të rehatshme”, si dhe “të dizajnuara për t’u mbajtur gjatë gjithë ditës”.

Ndërmarrja e Kim, SKIMS, ka njoftuar se do të dhurojë 10,000 maska për organizatat lokale në mes të pandemisë. Gjithashtu, 1 milion dollarë do të dhurohen për bamirësi.

Ajo njoftoi se po punon edhe me ndërmarrje të tjera për të krijuar dezinfektues për duart.


Shtuar 18.06.2020 12:58