Programi i qeverisë së PD për 100 ditët e para
Albeu.com
Rikthimi i besimit tek shqiptarët se lufta kundër korrupsionit do të jetë e sukseshme duke ndërmarrë:i. Krijimin e Task-Force antikorrupsion nën drejtimin e Kryeministrit. Rishikimin e rolit të njësisë antikorrupsion. Adoptimin e planit të detajuar të masave antikorrupsion
ii. Aktivizimin e menjëhershëm të kontrollit të brendshëm
iii. Aktivizimin e linjës konfidenciale të ankimit për rastet e korrupsionit
iv. Lidhjen e një marrëveshjeve bashkëpunimi me shoqërinë civile
v. Ngritjen e qendrave të informimit të publikut. Aplikimi i teknologjisë së informacionit për një komunikim aktiv me publikun në institucionet qendrore të ekzekutivit
vi. Zbatimin e ligjit për konfliktin e interesave. Amendimi i tij në pikat e dobëta
vii. Kryerjen e transparencës (për aq sa i takon qeverisë dhe PD-së) për financimet e zgjedhjeve të vitit 2005
viii. Lehtësimin e imunitetit të zyrtarëve sipas rekomandimeve dhe modeleve më të avancuara evropiane
ix. Rishikimi i ligjit të prokurimeve dhe adoptimi i institucionit të ombusmanit të prokurimeve në procesin e prokurimeve publike


II. Impenjimi i menjëhershëm në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve nëpërmjet:
i. Ristrukturimi i institucioneve kryesore me rol në këtë fushë dhe largimi, bazuar në prova ,i punonjësve të inkriminuar
ii. Goditje e shpejtë e grupeve të njohura kriminale
iii. Vendosjes së menjëhershme të një bashkëpunimi kapilar me institucione të specializuara ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve
iv. Ulje e ndjeshme për të paktën të krimit ordiner
v. Vendosjen e disiplinës në qarkullimin rrugor dhe uljen e aksidenteve

III. Realizimi e tejkalimi i objektivave makroekonomike,fiskale e buxhetore të programuar për vitin 2005 nga qeverisja socialiste nëpërmjet:
i. Masave të menjëhershme për rivendosjen e disiplinës fiskale,ristrukturimi i organeve tatimore e doganore dhe largimi i punonjësve të korruptuar mbi bazën e provave. Tejkalimi i programit të të ardhurave buxhetore të qeverisjes socialiste për vitin 2005
ii. Përshpejtimi i programeve të kryerjes së investimeve publike në sektorët prioritarë, ndjekja me përparësi e realizimit të tyre
iii. Reduktimi i menjëhershëm i shpenzimeve të tepruara qeveritare dhe rialokim i tyre në prioritetet e zhvillimit
iv. Rritja e pagave dhe pensioneve duke konsideruar si minimale nivelin e përcaktuar nga programi buxhetor i qeverisjes socialiste


IV. Përgatitja e paketës fiskale e buxhetore për vitin 2006 në përputhje me programin qeverisës të PD-së.

i. Programi buxhetor dhe fiskal 2006 do të jetë gati brenda muajit tetor 2005. projektbuxheti do të bazohet në prioritetet qeverisës të programit të PD-së dhe do të bëhet në konsultim të hapur si asnjëherë më parë me institucionet publike, qeverisjen vendore, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit, sindikatat dhe grupet e tjera të interesit. Mbledhjet e qeverisë për projektbuxhetin do të jenë të hapura për publikun
ii. Diskutimi i programit buxhetor dhe fiskal 2006 do të fillojë më herët se kurrë në Kuvend në mënyrë që t’i jepet mundësi të gjithë aktorëve të interesit të përfshihen edhe në këtë stad të dytë.


VI. Kryerja e riorganizimit të ekzekutivit qendror sipas principit të një qeverie të vogël por efiçente
i. Sipas kompozimit të qeverisë me pak kabinete, do të bëhet edhe ristrukturimi i ministrive dhe institucioneve qendrore të ekzekutivit
ii. Do të mbyllen ose shkurtohen një rrjet i tërë institucionesh parazitare rreth Këshillit të Ministrave dhe ministrive të ndryshme

VII. Rivendosja e disiplinës financiare në Korporatën Elektroenergjitike

i. Ndryshim i stafit të lartë drejtues të koorporatës
ii. Largim i punonjësve të korruptuar
iii. Kryerje e një kontrolli të thellë financiar në këtë kompani
iv. Reduktim i faturimit aforfe në më shumë se 30% të rasteve dhe zëvendësimi i tyre me faturën sipas matësave elektrikë të konsumit
v. Sigurimi i furnizimit me energji elektrike për dimrin 2005-2006 në të gjithë vendin
vi. Eliminimi i diskriminimeve rajonale në furnizim
vii. Rritja e arkëtimeve dhe ulja e ndjeshme e abuzimeve me energjinë elektrike të konsumatorëve të pandërgjegjshëm

VIII. Hapja e shpejtë e tregut të telekomunikacioneve

i. Bllokimi dhe anullimi i kontratës së shitjes së Albtelekom
ii. Vendosja e disiplinës financiare në këtë shoqëri
iii. Anullimi i të gjitha kontratave korruptive e në konflikt interesi. Eliminimi i trajtimeve diskriminuese të operatorëve ruralë dhe të shërbimeve të informacionit
iv. Përgatitja e plotë për hapjen e tregut në vitin 2006. Rritje e kërkesës për funksionim efektiv të entit rregullator nëpërmjet monitorimit parlamentar
v. Kryerja e të gjitha përgatitjeve për privatizim të hapur e të ndershëm të Albetelekom brenda vitit 2006. hapje e tenderit ndërkombëtar për këtë qëllim mundësisht brenda vitit 2005.

IX. Hartimi i paketës së ndërhyrjes në procedurat administrative. Ulje e barrierave administrative dhe përgjysmimi i ditëve të regjistrimit të një biznesi.

X. Sigurim i një hapjeje të mbarë të vitit akademik 2005-2006

i. Ministria e Arsimit në bashkëpunimme qeverisjen vendore do të angazhohen me një prioritet të lartë për të finalizuar të gjitha përgatitjet e duhura për vitin shkollor 2005-2006. Do të rishihen mundësitë për rritjen e fondeve publike për arsimin nga buxheti i shtetit për periudhën e mbetur të vitit.
ii. Universitetet publike do të hapin plotësisht dyert për të gjithë të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë në arsimin e lartë

XI. Rishikimi i reformës në sektorin e shëndetësisë në përputhje me vizionin dhe programin e PD-së. Garantim i kryerjes së investimeve dhe furnizimit me mjete duke alokuar më shumë fonde nga buxheti pas rishikimit të tij për periudhën e mbetur të vitit.

XII. Nisja e përgatitjeve për vitin turistik 2006

i. Si asnjëherë tjetër, përgatitjet për vitin turistik 2006 do të fillojnë që në vitin 2005
ii. Me prioritet do të konsiderohen programimi i ndërhyrjeve kryesore në infrastrukturë dhe shërbime bazë
iii. Prishja e ndërtimeve pa leje dhe largimi i mbeturinave të prishjeve
iv. Përgatitja e programit të punës për zhvillimin e turizmit
v. Rishikimi i paketës ligjore për turizmin
vi. Hartimi dhe fillimi i zbatimit të planit të punës për 24 orë furnizzim me ujë për qytetet turistike në verën e vitit 2006


XIII. Marrja e të gjitha masave logjistike dhe institucionale për t’i paraprirë shirave të vjeshtës dhe dimrit 2005-2006 duke minimizuar dëmet e mundshme.

XIV. Rishikimi i ligjit për legalizimet e banesave dhe rifillimi i procesit në përputhje me ndryshimet ligjore. Kryerja e më shumë se gjysmës së legalizimeve brenda vitit 2005.

XV. Vendosja e disiplinës në sektorin e ndërtimeve dhe cilësinë e karburanteve për të ulur ndjeshëm ndotjen e ajrit në qytetet kryesore të vendit

XVI. Rishikimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave në përputhje me programin e PD-së dhe të aleatëve të saj. Llogaritje e saktë dhe transparente e kostos dhe hartimi i programit të kompensimit

XVII. Llogaritje e saktë dhe transparente e Kostos dhe hartimi i programit të kompensimit në bashkëpunimme shoqatat e ish-të përndjekurve politikë

Nisja e procesit përgatitor për zgjedhjet vendore të vitit 2006 sipas një procesi të hapur e konsultues me të gjitha forcat politike, qeverisjen vendore, partnerët ndërkombëtarë. Diskutimin dhe gjetjen e rrugëve më të përshtatshme për përfshirjen e emigrantëve në votime.
nga D. Tanushi, Shekulli
Shtuar më 17/07/2005, ora 15:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori