Program mësimdhënie për fëmijët e hospitalizuar
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ajo e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla vizituan sot Shërbimin e Pediatrisë në QSUT -në “Nënë Tereza”. Dy ministrat prezantuan programin e arsimit parashkollor për fëmijët që trajtohen për patologji të ndryshme në Shërbimin e Pediatrisë dhe shërbime të tjera në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza” në Tiranë.


“Në një aktivitet që bëmë këtu, ditët e ndërrimit të viteve, midis çështjeve të tjera të shërbimit, doktoreshë Anila Godo, na kërkoi ne një mundësi që këta që janë mjekë me eksperiencë e kanë patur edhe më përpara, mundësinë që fëmijët që një periudhë shumë të gjatë në spital të mund të kishin edhe një shërbim pedagogjik.” u shpreh ministri Beqja.


Ndërsa ministrja Lindita Nikolla njoftoi se nga fillimi i kësaj jave për rreth 25 fëmijë do të ketë ndihmë nga mësuesit për të mbajtur të gjallë njohuritë që kanë marrë në shkollë. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2014, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori