PROFIL/ Kush është Altin Qato, kryepolici që i duhet të bëjë "zap" Elbasanin e dalë duarsh
Pëlqej
Drejtori i Përgjithsmë i Policisë, Haki Çako njoftoi sot se ka shkarkuar 12 drejtorë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit duke lajmëruar gjithashtu edhe shkrirjen dhe organizimin e plot të saj nën drejtimin e Altin Qatos.

Po kus është Altin Qato, shefi që i kërkohet të bëjë zap qytetin që ka dalë duarsh?

Ai ka mbajtur detyra të larta në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit. Aktualisht mban detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policsë së Shtetit, ndërkohë që ma parë ka qenë edhe Drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit, shkruan Albeu.com.

Qato ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Beratit si edhe të Shkodrës për disa vite dhe njihet si ndër kuadrot më të suksesshëm të policisë gjatë viteve të fundit.

Me të shkuar në Elbasan, Qatos i duhet të ribëjë policinë e këtij qyteti dhe të vërë territorin nën kontroll, i cili aktualisht është nën drejtimin e bandave, një pjesë e të cilave kanë edhe mbështetje të fortë politike. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori