PROFIL/ Halim Kosova, mjeku që i kanë besuar mijëra gra
Përballë një kandidature të pritshme tejet politike, Basha ka nxjerrë një mjek të mirënjohur si Halim Kosova, i cili më shumë se për politikan njihet për profesionin e tij si gjinekolog duke qenë ndoshta edhe mjeku që ka pritur gjatë lindjes mijëra prej votuesve të kryeqytetit në këto zgjedhje, shkruan Portali Albeu.com.

Fjalëpak dhe i butë, Kosova e ka ruajtur imazhin e tij duke mos i hyrë asnjë konflikti akuzash dhe kundër akuza me pozitën e sotme apo opozitën e para dy votive edhe kur debate ka qenë në kulmin e tij.

Doktor Halim Kosova njihet për qasjet e tij të djathta dhe emri i tij është përfolur edhe më parë si një kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës, megjithatë, angazhimin direkt në PD ai do ta kishte në praverën e vitit 2013, kur LSI-ja braktisi qeverinë Berisha duke kaluar majtas. Në atë kohë, Berisha emëroi Kosovën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë zgjedhjeve të fundit u caktua me administrimin e zgjedhjeve në minibashkinë nr.5, e njohur si bastioni i së majtës, duke arritur një rezultat më të mirë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme atje.

Ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, për shkak edhe të profilit të tij, Kosova është më shumë një figurë neutrale ku niveli i pëlqyeshmërisë apo mos pëlqyeshmërisë nuk kalon në ekstreme siç do të ishte për ndonjë figurë tjetër tejet politike.

Doktor Halimi ka lindur në vitin 1954 në pranë “Myslym Shyrit” në Tiranë. Wshtë i martuar me zonjën Elsa dhe kanë dy fëmijë. I madhi, djali është 27 vjeç kurse vajza 25 vjeç.

Në vitin 1977 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa deri në vitin 1985 përfundoi një serë trajnimesh në Obsetri-Gjinekologji, përfshirë edhe një specializim në të njëjtën fushë në Universitetin “La Sapienza”, Romë.

Merr gradën Doktor i Shkencave në vitin 1990. Që nga viti 1998 ka qenë lektor në disa universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Nga viti 2001 deri në vitin 2013 ka qenë shefi i Repartit të Obsetrikës në Spitalin “Mbretëresha Geraldinë”. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2015, ora 22:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori