Profesori i Ekonomikut në mëshirë të fatit, apel për ndihmë për djalin e sëmurë
Një apel i hapur tashmë është përhapur në mënyrë virale në rrjetet sociale dhe më tej, për dhënien e kontributit për djalin e profesorit të Fakultetit Ekonomik, Fatmir Memaj.

Djali i tij vuan nga një sëmundje e rëndë, e ndërsa dita e nesërme është afati i fundit që ai të transportohet për kurim në Itali.

Aleksi, djali i vogël i profesorit të mirënjohur ndodhet në një situatë kritike për jetën. Ai duhet të çohet për kurim (kimio+transplant) brënda ditës së enjte në Itali. Një apel i hapur është bërë në këtë drejtim nga një masë e gjerë e njerëzve, të cilët kanë njohje me profesorin dhe jo vetëm.

Ajo çfarë mbetet e rëndësishme edhe për këtë ditë të fundit të pritjes, është dhënia e kontributit, sado modest të jetë ai. Fushata ka nisur dhe nuk mund të mbetet vetëm tek Ekonomiku. Tashmë koha është mjaft e artë dhe kontributi nga çdo biznes do të ishte mjaft thelbësor.

Operacioni është në vlera shumë të larta, nga 300-500 mijë euro. Për këdo që është i interesuar të japë kontributin për shpëtimin e jetës së fëmijës së profesorit, të dhënat janë këto:

Donacion per Aleks FATMIR TOMOR MEMAJ

Banka: BKT
NR LLOG 403079203IBAN Leke AL7220511038079203CLIDCLALLA
IBAN Euro AL2720511038079203TIMDEPEURA
IBAN Usd AL7120511038079203TIMDEPUSDA
IBAN Chf AL6620511038079203CLIDCFCHFM
SËIFT NCBAALTXXX /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2016, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori