Profesionet e deputetëve shqiptarë: Ja cilat janë diplomat e tyre
Albeu.com
Në karriget e Kuvendit, sidomos në seancat e transmetuara direkt në TV, kanë pothuaj të gjithë të njëjtën uniformë, kostume dhe kravata, por në xhep mbajnë diploma nga më të ndryshmet. Pak kush e di që në Kuvend ngrejnë dorën për të votuar ligje apo vendosin ekuilibre politike të paktën 22 inxhinierë.Ndërsa me vetëm një më pak, mësuesit dhe pedagogët, përbëjnë ‘komunitetin’ e dytë më të madh të profesioneve të parlamentarëve. Juristët mundin të zenë vetëm vendin e tretë në listën që mbyllet dhe me të vetmit arkeolog që ka mundur të marrë mandatin e deputetit. Në Kuvend nuk mungojnë as ligjvënësit e ardhur nga Forcat e Armatosura të cilat përfaqësohen nga 7 ish-oficerë policie dhe 3 ushtarakë. Krahas tyre, konsiderohen si kolegë dhe 7 gazetarë, 12 mjekë dhe 4 agronomë. Profesionet e lidhura me bujqësinë shtohen dhe me 2 zooteknikë, të cilëve mund t’u përafrohen edhe 2 biologë të tjerë. Gazeta ka mundur të sigurojë listën e plotë të profesioneve të deputetëve, të cilën gjithashtu po e boton të plotë. G. Shqiptare
Shtuar më 08/10/2006, ora 22:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori