Produktet shqiptare konkuruese në tregjet ndërkombëtare
Pëlqej
Qindra prodhues nga të gjitha viset shqiptare kanë marr pjesë në panairin e Agrobiznesit në Tiranë, i dhjeti më radhë, i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Këshilli Agrobiznesit Shqiptar dhe Bashkia e Tiranës.

Agim Shahini, kryetar i Alenacës Kosovare të Bizneseve dhe i Dhomës Kombëtare Tregtare, tha se qytetarët duhet që të konsumojnë prodhimet shqiptare me qëllim të nxitjes, rritjes e zhvillimit ekonomik të të gjitha trevave shqiptare dhe në anën tjetër edhe uljes së papunësisë së madhe.

“Bizneset shqiptare, kanë prodhime të cilësisë së lartë e të cilat janë edhe në tregjet ndërkombëtare dhe ato duhet që të konsumohen nga qytetarët shqiptar edhe më shumë”, tha Shahini. Sipas tij me konsumimin e prodhimeve shqiptare, do të rritet eksporti i prodhimeve dhe në anën tjetër do të ulej eksporti i parave të gatshme.

Kryetari i AKB-së, tha se janë mbledhur në Tiranë për të konfirmuar sesa të fuqishme janë prodhimet shqiptare dhe ato po promovohen e joshin jo vetëm tiransit, por gjithë shqiptarët.

“Shqiptarët edhe më shumë se asnjëherë më parë duhet që të konsumojnë prodhimet shqiptare, që të kemi zhvillim edhe më të fuqishëm ekonomik në të gjitha viset ku janë shqiptarët”, tha kryetari i Dhomës Kombëtare Tregtare Agim Shahini.

Enver Ferizaj, president i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, tha se panairi i agrobiznesit është kthyer në një traditë që vjeshta të bashkoi të gjithë bizneset shqiptare nga të gjitha viset në Tiranë.

Ndersa Eno Bozo, nënkryetari Bashkisë së Tiranës, tha se rëndësia e këtij panairi të prodhimeve gjithë shqiptare ka rëndësi të madhe, pasi që konsumim i tyre duhet të jetë deomosdoshmëri, pasi që edhe cilësia e tyre është e lartë.


Shtuar më 25/09/2014, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori