Prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, ndalohen 2 persona në Korçë
Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Janë ndaluar dy shtetas, konkretisht I.Dh, 36 vjeç dhe F.A, 35 vjeç, (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Korçë.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në fshatin Bregas, Maliq, ndaj automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh., dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Shtuar më 16/09/2019, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori